Pas Xhakës, edhe një shqiptar mund të jetë pjesë e Bayer Leverkusenit
P

Pas Xhakës, edhe një shqiptar mund të jetë pjesë e Bayer Leverkusenit

Mbrojtësi kosovar Albian Hajdari mund t’i bashkohet Bayer Leverkusenit. Kështu ka njoftuar të hënën mbrëma gazeta e madhe gjermane “Bild”.

Hajdari është duke u paraqitur me shumë sukses te Lugano, që garon në Superligën e Zvicrës.

Sipas gazetës gjermane, Leverkuseni tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit të talentuar 21-vjeçar. Hajdari, i cili debutoi gjatë këtij muaji me fanellën e Zvicrës, me Luganon ka kontratë deri në vitin 2028.

TË FUNDIT