Ronaldo tregon të preferuarit e tij për përzgjedhës të Brazilit
R

Ronaldo tregon të preferuarit e tij për përzgjedhës të Brazilit

Legjenda e futbollit, Ronaldo “fenomeni” ka zbuluar se cilët janë të preferuarit e tij për të marrë detyrën e trajnerit të Kombëtares së Brazilit.

Në një intervistë për programin “Galvao e Amigos”, ish-lojtari renditi emrat që do të dëshironte të shihte në krye të Brazilit dhe ata janë: Pep Guardiola, Jorge Jesus, Abel Ferreira dhe Renato Gaucho.

“Do të përpiqesha, por me të vërtetë duhet të bëhet shumë më shpejt sesa po bën federata, natyrisht. Por do të provoja sipas radhës Guardiola, Jorge Jesus, Abel dhe nëse asnjëri nuk do të kishte sukses, do të kisha një plan me Renato Gaucho, të cilin mendoj se do ta bënte si masë urgjente deri në Botëror”, ka thënë Ronaldo.

 

TË FUNDIT