Curry udhëheq Golden Staten drejt fitores së tretë radhazi
C

Curry udhëheq Golden Staten drejt fitores së tretë radhazi

Golden State ka shënuar fitore e tretë radhazi, së fundi në udhëtim te Memphis me rezultat 134-125, duke u konsoliduar në vendin e pestë në Perëndim.

Ndeshje magjike për Stephen Curry, që realizoi 52 pikë e 10 kërcime, duke qenë lider për Warriors.

Rikthehet te fitorja Milwaukee që mundi 133-123 Phoenix. Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Antetokounmpo me 37 pikë e 11 asistime, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Booker për mysafirët.

Në sekondat e fundit të kohës shtesë fiton Minnesota, që mundi 140-139 Denver. Anthony Edwards me 34 pikë ishte lider për mysafirët.

Rezultatet:
Atlanta – Portland 113-127
Milwaukee – Phoenix 133-123
New York – Philadelphia 105-91
Chicago – Toronto 137-116
Memphis – Golden State 125-134
San Antonio – Orlando 105-116
Denver – Minnesota 139-140

TË FUNDIT