Vasseur sërish insiston për forcën e Ferrarit
V

Vasseur sërish insiston për forcën e Ferrarit

Pas vetëm dy garash, Ferrari ka ngecur një diferencë prej 61 pikësh nga McLaren në renditjen e konstruktorëve. “Kokëkuqja” shkëlqeu vetëm në garën sprint të zhvilluar 10 ditë më parë në Kinë, ku triumfoi me Lewis Hamilton. Si në Australi ashtu edhe në Shangai, ishte forca e katërt në pistë, më dobët se Mercedes dhe Red Bull.

Gara e radhës në Japoni mund të jetë mundësia për të demonstruar vlefshmërinë e projektit SF-25, duke qenë se Ferrari duket të jetë shumë efektiv në kthesat e shpejta, ndërsa ka ende punë për të bërë në ato të ngadalta.

Frederic Vasseur, drejtori i Ferrari, i kërkoi ekipit të përqendrohej plotësisht në garën e radhës.

“Pista e Suzuka është kërkuese për makinat dhe pilotët, të cilëve u pëlqen sfida e kthesave ikonike”.

“I gjithë ekipi, tani më shumë se kurrë, duhet të përqendrohet në qëllimin për t’i vënë Charles dhe Lewis në një pozicion për të shfrytëzuar vazhdimisht potencialin e plotë të SF-25, duke pasur parasysh se deri më tani ne kemi arritur të bëjmë një gjë të tillë”, tha francezi.

“Treguam diçka në garën sprint në Kinë, por në Formula 1 detajet janë të rëndësishme. Përgatitja në fabrikë, adaptimi në pistë dhe përshtatja me kushtet që mund të krijohen në garë janë detaje që s’lihen pas dore”, tha Vasseur.

TË FUNDIT