Vinicius ka përjetuar ndërhyrjen më të rëndë ndaj tij (VIDEO)
V

Vinicius ka përjetuar ndërhyrjen më të rëndë ndaj tij (VIDEO)

Real Madridi kaloi në finalen e Kupës së Mbretit pasi eliminoi Real Sociedadin në kohën shtesë.

Vinicius ishte sërish në mesin e lojtarëve më të mirë dhe nuk mund të mos sulmohej nga rivalët.

Teksa braziliani nisi një kundërsulm dhe pasi dy lojtarë nuk arritën ta ndalonin, Olasagasti u fut me forcë në rrugën e tij me një start rrëshqitës dhe këmba e tij u ngrit praktikisht në gju, duke shkaktuar një faull shumë të rrezikshëm.

“Një nga faullet më të rënda që Vinicius ka pësuar në karrierën e tij”, përshkruan këtë ndërhyrje gazetat “Marca” dhe “AS”.

Ndërsa trajneri i Realit, Carlo Ancelotti tha: “Sipas mendimit tim, duhet të ishte një karton i kuq i pastër”.

TË FUNDIT