Fitorja e 11-të radhazi për Oklahoman, skuadra më e mirë në NBA, që triumfoi 119-103 ndaj Detroit. Të gjithë titullarët e Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku si gjithnjë shkëlqeu Alexander Shai, autor i 33 pikëve.
Në Lindje, Cleveland komandon renditjen pas fitores 124-105 ndaj New York. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku u dallua Donovan Mitchell me 27 pikë.
Rikthehet te fitorja Indiana, që falë 22 pikëve të Haliburton mundi 119-105 Charlotte.
Fitore në frymën e fundit për Dallas, që mundi 120-118 Atlanta. Anthony Davis me 34 pikë e 15 kërcime ishte lider për teksanët. Pa probleme fitoi edhe Houston, që mundi 143-105 Utah Jazz, ndeshje ku spikati Jalen Green me 22 pikë.
Zhgënjeu në fushën e tij ekipi kampion i Boston, që u mund 124-103 nga Miami, që korri fitoren e gjashtë radhazi. 7 lojtarë të ekipit mik shënuan mbi 10 pikë.
Rezultatet:
Cleveland – New York 124-105
Indiana – Charlotte 119-105
Washington – Sacramento 116-111
Boston – Miami 103-124
Houston – Utah Jazz 143-105
Dallas – Atlanta 120-118
Denver – San Antonio 106-113
Oklahoma – Detroit 119-103
Clippers – New Orleans 114-98



