Ismail Smani është garuesi me më së shumti paraqitje në garat e automobilizmit në Kosovë. Veterani prizrenas është pjesëmarrës i garave që nga viti 2004, kur mer “Fiqën” e tij debutoi në Bajgorë, ndërsa në koleksionin e tij i ka hiç më pak se 370 kupa.
Smani nuk e ka ndërmend të tërhiqet, madje sivjet do të garojë me një veturë që i premton rezultate edhe më të mira.
“Do të garoj me Alfa Romeo SP. Është veturë profesionale për gara. Janë edhe disa detaje që duhet intervenuar, por shpresoj të jem gati për fillimin e kampionatit”, ka thënë Smani për faqen zyrtare të FASK-ut në Facebook.
Ai beson se do të ketë një kampionat të suksesshëm dhe numri i trofeve do të rritet edhe më tej.
“Sigurisht që do të jetë konkurrencë e fortë, por unë në kampionat hyj me synimin për rezultate sa më të mira. Përvoja e gjatë dhe vetura e përgatitur mirë më bëjnë të jem optimist për një kampionat të suksesshëm”, ka shtuar Smani.



