Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, që tashmë është pjesë e klubit Anglez “Queensbarry Promotins”, me Promotor Numrin 1 në botë të boksit profesionist Frank Warren, dhuroi mbrëmë një fitore të pastër dhe në të gjitha raundet, duke koleksionuar fitoren e 20 të tij.
Një mbrëmje madhështore, në “Co-Op Manchester Arena”, arena më e madhe e brendshme në Evropë.
Me këtë fitore ndaj boksierit kampion nga Kili, Mellado, tani hapet rruga për titullin e madh botëror, që edhe shqiptaria të ketë kampionin e vet, në boksin profesionist, për të shkruar emrin në librin e art të kampionëve.
Një falenderim i veçantë shkon edhe për të gjithë shqiptarët me banim në Angli dhe Evropë për pjesmarrje masive dhe mbështetjen e zjarrtë që i dhanë Jurgenit.



