Inter Miami thuhet se po shqyrton mundësinë e transferimit të Kevin De Bruyne, i cili njoftoi se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
De Bruyne, 33 vjeç, ka pasur karrierë të shkëlqyer te City, duke fituar 19 trofe në 10 sezone. Ndërsa, ai ishte i lidhur me skuadrën e MLS, San Diego FC vitin e kaluar, është Miami që tani shihet si opsioni më i mundshëm.
Sipas mediumit The Athletic, Inter Miami mban të drejtën e parë për të negociuar një marrëveshje për të sjellë De Bruynen në Major League Soccer (MLS).
Megjithatë, Miami tashmë ka tre lojtarët maksimalë të caktuar (Messi, Busquets dhe Alba), kështu që ardhja e De Bruyne në listë do të kërkonte fleksibilitet.
Ardhja e De Bruynes do të rriste opsionet sulmuese të Inter Miamit, megjithëse nevoja e tyre kryesore kanë qenë përmirësimet në mbrojtje. Me një lojtar të profilit kaq të lartë në dispozicion, klubi nga Florida mund të ketë një mundësi unike për të shtuar një yll përkrah Messit dhe emrave të tjerë të mëdhenj.



