Skuadra kampione e Boston ka fituar në udhëtim te New York me rezultat 119-117, duke mbrojtur vendin e dytë në Lindje. Porzingis me 34 pikë e Tatum me 32 pikë ishin lider në fushë për Celtics.
Në krye të renditjes në Lindje ndodhet si gjithnjë Cleveland, që fitoi 135-113 ndaj Chicago. Vendimtarë ishin basketbollistët e inkuadruar nga stoli, nga ku erdhën 63 pikë.
Në udhëtim fitoi edhe Memphis, 124-1090 ndaj Charlotte, sfidë ku Ja Morant realizoi 28 pikë.
Oklahoma hakmerret ndaj Lakers për humbjen e disa ditëve më parë, duke fituar 136-120. Alexander Shai me 42 pikë ishte “përbindësh” në fushë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë.
Pa probleme fitoi Golden State ndaj Phoenix me shifrat 123-95.
Detyrën e kreu edhe Milwaukee, që mposhti 110-103 Minnesota (Edwards 25 pikë), ndërsa Clippers fituan 122-117 ndaj San Antonio (Powell-Zubac 49 pikë së bashku).
Rezultatet:
Chharlotte – Memphis 100-124
Cleveland – Chicago 135-113
Indiana – Washington 104-98
Orlando – Atlanta 119-112
Brooklyn – New Orleans 119-114
New York – Boston 117-119
Milwaukee – Minnesota 110-103
Oklahoma – Lakers 136-120
Phoenix – Golden State 95-123
Clippers – San Antonio 122-117



