Familja e Antoine Griezmann e përjeton datën 8 prill në mënyrë shumë të veçantë. Sulmuesi i Atletico Madrid është baba i tre vajzave, të cilat festojnë të tria ditëlindjen më 8 prill, edhe pse janë lindur në vite të ndryshme.
E madhja, Mia, ka lindur në prillin e vitit 2016 kur ai ishte pjesë e Atletico Madrid, ndërsa Amaro në prillin e vitit 2019, kur u bë pjesë e Barcelonës. Në vitin 2021, kur Griezmann u kthye përsëri te Atletico, erdhi në jetë Alba, përsëri në datën 8 prill.
“Nuk ka qenë asgjë e planifikuar apo me qëllim. Thjesht kështu shkojnë gjërat”, tha sulmuesi francez për “Journal De Femmes”.
Ndoshta një shpjegim të vogël është munduar që ta japë vetë lojtari në një intervistë tjetër për “L’Equipe”. “Është çmenduri! Nuk kam një ilaç magjik për të shpjeguar një gjë të tillë, përveç faktit se kur je i qetë, i çlodhur në pushime, pa presion, ndeshje apo stërvitje, gjërat ndodhin natyrshëm. Është një ditë që do të qëndrojë gjithmonë e ngulitur në kujtimet e familjes tonë”, theksoi ai.



