Lakers rikthehet te fitorja, zhgënjen kampioni
L

Lakers rikthehet te fitorja, zhgënjen kampioni

Lakers është rikthyer te fitorja në NBA, pas triumfit 112-97 në fushën e Dallas. Doncic realizoi 45 pikë ndaj ish-ekipit të tij dy muaj më parë.

Fitoi edhe Toronto, që falë 23 pikëve të Roden mundi  Charlotten me rezultat  126-96.

Zhgënjeu kampioni në fuqi të Boston, që u mundën 96-76 nga Orlando, sfidë ku u dallua Wagner me 23 pikë. Fitore të rëndësishme korri Chicago, që mundi 119-111 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Bulls realizuan mbi 17 pikë.

Oklahoma vijon të jetë lidere në NBA, duke fituar 125-112 në fushën e Phoenix. Jalen Williams me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë.

Denver fitoi në udhëtim te Sacramento me rezultat 124-116.

Rezultatet:
Orlando – Boston 96-76
Washington – Philadelphia 103-122
Dallas – Lakers 97-112
Toronto – Charlotte 126-96
Chicago – Miami 119-111
Utah Jazz – Portland 133-126
Golden State – San Antonio 111-114
Phoenix – Oklahoma 112-125
Sacramento – Denver 116-124
Clippers – Houston 134-117

TË FUNDIT