Cleveland ka pësuar humbje nga Indiana me rezultat 112-114, por ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.
Shtatë lojtarë të Indiana realizuan pikë dyshifrore, ku u dallua Haliburton me 23 pikë.
Fitore të lehtë korri Milwaukee, që mundi New Orleans me shifrat 136-111. Antetokounmpo me 28 pikë e 11 kërcime ishte lider në fushë për Bucks.
Pa probleme fitoi edhe Minnesota, që falë 44 pikëve të Anthony Edwards mundi Memphisin 141-125.
Detroit triumfoi 115-106 në fushën e tij ndaj New York, sfidë ku u dallua Cunningham, që realizoi 36 pikë. Protagonist me 38 pikë ishte edhe Risacher për Atlanta, që triumfoi 133-109 në fushën e Brooklyn.
Rezultatet:
Detroit – New York 115-106
Indiana – Cleveland 114-112
Brooklyn – Atlanta 109-133
Milwaukee – New Orleans 136-111
Memphis – Minnesota 125-141



