Mohamed Salah e festoi në mënyrën më të mirë rinovimin e kontratës me Liverpool, duke shkruar emrin me shkronja të arta në historinë e Premier League.
Sulmuesi egjiptian dhuroi një asistim për Luis Diaz në fitoren ndaj West Ham, duke u bërë kështu lojtari me më shumë kontribute në gola gjatë një sezoni të vetëm në kampionatin anglez.
Me 28 gola të shënuar dhe 17 asistime, Salah ka qenë i përfshirë në plot 45 gola, duke lënë pas Erling Haalandin (44 gola/asiste dy sezone më parë) dhe legjendën Thierry Henry (sezoni 2003-2004).

Rekordi vjen në një moment mjaft të veçantë për “faraonin” e Liverpoolit, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në verën e vitit 2027. Me disa ndeshje ende për t’u luajtur këtë sezon, Salah ka mundësinë ta çojë këtë rekord edhe më lart.



