Renditja e UEFA-s zbulon vendet me nga pesë skuadra në Ligën e Kampionëve
R

Renditja e UEFA-s zbulon vendet me nga pesë skuadra në Ligën e Kampionëve

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka përditësuar renditjen e tyre pas çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve që u luajtën të martën.

Dy vendet e para në renditje do të kenë pesë ekipe në Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm 2025/26.

Kështu, Anglia kryeson renditjen me 25,3392 pikë. Kjo do të thotë se pesë skuadra të Ligës Premiere do të paraqiten në Ligën e Kampionëve edicionin e ri.

Spanja vjen e dyta, por Italia është menjëherë pas saj. Nëse Real Madridi mund të mposhtë Arsenalin dhe Barcelona vazhdon të përparojë në garë, La Liga do të ketë gjithashtu pesë skuadra në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Italia ka një shans të madh për të kapërcyer Spanjën nëse Interi dhe Lazio vazhdojnë të përparojnë në Evropë.

TË FUNDIT