Xhaka kërkohet nga skuadra e madhe evropiane
X

Xhaka kërkohet nga skuadra e madhe evropiane

Galatasaray mund të jetë ‘adresa’ e radhës për Granit Xhakën. Skuadra turke ka nisur herët përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Me synimin për të marrë pjesë në Champions League në sezonin 2025-2026, verdhekuqtë po punojnë për të forcuar skuadrën e tyre.

Galatasaray, i cili dëshiron të shtojë një emër të madh në mesfushë,  ka shprehur interesimin për Granit Xhakën.

Kërkesat e lojtarit shqiptar mund të plotësohen nga klubi, por që Xhaka dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe duhet patjetër që klubi i drejtuar nga Okan Buruk të kualifikohet për këtë garë.

Mesfushori me përvojë, i cili luajti në 45 ndeshje këtë sezon me Bayer Leverkusen, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 7 asistime.

TË FUNDIT