Piastri fitoi në Arabinë Saudite dhe merr kryesimin e renditjes
P

Piastri fitoi në Arabinë Saudite dhe merr kryesimin e renditjes

Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, ka fituar garën e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1.

Suksesi i tretë sezonal për Piastri, që merr edhe renditjen provizore të Botërorit. Ai përfitoi nga një penalitet prej 5 sekondash që mori në xhirot e para të garës Max Verstappen, që në një duel mes tyre në kthesën e parë doli jashtë piste.

Kampioni i botës u rendit i dyti, por tregoi se pa atë penalitet mund ta kishte fituar garën që e nisi në “pole”.

Në podium u ngjit edhe Charles Leclerc me Ferrari. Ky është podiumi i parë sezonal për makinën italiane, që arriti të përfitojë falë një strategjie më të mirë. Gjithsesi, monegasku vuajti deri në fund, pasi e mbylli garën vetëm 1 sekondë para Lando Norris.

Britaniku i McLaren e nisi garën nga vendi i dhjetë, por arriti të parakalojë rivalitët e të ngjitet deri në vendin e katërt. Më pas u klasifikuan dy makinat Mercedes, në vendet 5-6 me George Russell e Kimi Antonelli.

Një garë jo fort e mirë për makinën gjermane.

Në zonën e pikëve edhe Lewis Hamilton me Ferrari (vendi i 7-të), Carlos Sainz me Williams (vendi i 8-të), Alexander Albon me Williams (vendi i 9-të) dhe Isaak Hadjar me RB (vendi i 10-të.

TË FUNDIT