Verstappen (nuk)përmbahet pas penalizimit në garën në Jeddah
V

Verstappen (nuk)përmbahet pas penalizimit në garën në Jeddah

Kampioni i katërfishtë i botës në Formula 1, Max Verstappen përfundoi i dyti në garën pët Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.

Ai u penalizua me pesë sekonda, pasi doli jashtë pistës dhe shkurtimisht kaloi kthesën e parë gjatë duelit me Oscar Piastrin e McLarenit për vendin e parë.

Holandezi mbeti në vendin e parë përkohësisht, por pas dënimit ra në vendin e dytë, ku edhe e përfundoi garën.

“Nuk mund të shprehësh mendimin tënd sepse qartësisht nuk vlerësohet, ose njerëzit nuk mund të përballojnë të vërtetën e plotë. Sinqerisht, më mirë të mos flas shumë”, tha Verstappen, për BBC-në.

“Mme rregullat që kemi tani, nuk mund të kritikosh. Prandaj, sa më pak të flas, aq më mirë për mua,” shtoi ai.

Verstappen i referohej ndryshimit të rregullave që Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) vendosi gjatë dimrit, sipas të cilave që nga ky sezon, pilotët ndëshkohen më ashpër nëse përdorin fjalë fyese ose kritikojnë institucionin në mënyrë të përsëritur.

Gjatë komunikimit me skuadrën përmes radios, Verstappen shprehu se nuk ishte dakord me penalizimin, por u paralajmërua që ta mbajë mendimin për vete.

Piastri arriti fitoren e tij të tretë për sezonin, të pestën në karrierë, dhe mori kryesimin në renditjen e përgjithshme me 99 pikë, përpara shokut të skuadrës Lando Norris që ka 89, dhe Verstappen-it me 87 pikë.

Kampionati i Formula 1 do të vazhdojë më 4 maj me Çmimin e Madh të Majamit.

TË FUNDIT