Horner me pak shpresë për heqjen e dënimit të Verstappenit
H

Horner me pak shpresë për heqjen e dënimit të Verstappenit

Drejtori i Red Bull-it, Christian Horner, ka thënë se piloti i skuadrës së tij, Max Verstappen, do të ishte fitues i garës në Jeddah po të mos ndëshkohej me pesë sekonda.

Verstappen u penalizua të dielën, pasi doli jashtë piste dhe shkurttoi kthesën e parë gjatë përplasjes për vendin e parë me Oscar Piastrin e McLaren.

Kampioni aktual i botës mbeti fillimisht në krye, por pas ndëshkimit ra në vendin e dytë.

Piastri më pas ruajti vendin e parë dhe siguroi fitoren, ndërsa Verstappen e mbylli garën në vendin e dytë.

“Diskutuam me gjyqtarët, të cilët besojnë se ndëshkimi ishte i merituar. Edhe nëse bëjmë apel, ata me gjasë do të qëndrojnë pas vendimit të tyre. Do të përpiqemi t’u tregojmë pamjet që nuk i kishin në dispozicion, por mendoj se kemi pak gjasa. Ishte një vendim shumë i ashpër. Ne mendojmë se Verstappen nuk ka bërë asgjë të gabuar,” tha Horner.

Ai theksoi se Verstappen ishte në një pozicion më të mirë në krahasim me Piastrin.

“Verstappen do të kishte fituar po të mos ishte për ndëshkimin. Me të njëjtën strategji si Piastri, e përfundoi garën vetëm 2.8 sekonda pas tij. Mendoj se edhe gjyqtarët ishin të pavendosur. Mendoj se ka ardhur koha që këto rregulla të rishikohen”, u shpreh Horner.

TË FUNDIT