Oklahoma, skuadra me bilancin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA, fitoi sot 118-99 ndaj Memphis dhe udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje e komanduar nga Oklahoma, ku shënuesi më i mirë ishte Alexander Shai me 27 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 24 pikë.
Po në Perëndim, Lakers fitoi 94-85 ndaj Minnesotas dhe barazoi serinë në 1-1. Tjetër ndeshje e mirë e Luka Doncic, autor i 31 pikëve e 12 kërcimeve, ndërsa LeBron James e mbylli me 21 pikë e 11 kërcime.
Në Konferencën e Lindjes, Indiana udhëheq 2-0 serinë pas fitores 123-115 ndaj Milwaukee. 62 pikët e dyshes Antetokounmpo-Portis nuk mjaftuan për Bucks, ndërsa për Indianan 6 basketbollistë realizuan mbi 14 pikë.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami, (1-0)
(2) Boston – (7) Orlando (1-0)
(3) New York – (6) Detroit (1-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee 123-115 (2-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis 118-99 (2-0)
(2) Houston – (7) Golden State (0-1)
(3) Lakers – (6) Minnesota 94-85 (1-1)
(4) Denver – (5) Clippers (1-1)



