Sot përcaktohen dy skuadrat finaliste në Kupën e Kosovës
S

Sot përcaktohen dy skuadrat finaliste në Kupën e Kosovës

Sot (e mërkurë) do të mësohen dy skuadrat finaliste në Kupën e Kosovës.

Para dy javësh u zhvilluan ndeshjet e para të Kupës së Kosovës dhe tani janë në program për t’u luajtur ndeshjet e dyta.

Ndeshje më interesante pritet të jetë ajo në mes të dy rivalëve të mëdhenj, Prishtinës dhe Dritës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

Vendasit nga kryeqyteti kanë epërsi 1-0 nga ndeshja e parë dhe do të synojnë ta ruajnë këtë epërsi dhe të konfirmojnë një vend në finalen e Kupës së Kosovës, pasi fitimi i këtij trofeu është shpresa e vetme për të luajtur në Evropë.

Përballje interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj, ku Drenica e pret Llapin në stadiumin “Bajram Aliu”, me fillim nga ora 15:00.

Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e llapjanëve me rezultat 2-0, por drenicasit do të tentojnë deri në fund për të bërë befasinë dhe për t’u bërë ekipi nga Liga e Parë që synon trofeun.

TË FUNDIT