Cleveland e Boston shtojnë epërsinë
C

Cleveland e Boston shtojnë epërsinë

Cleveland udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale play off në Konferencën e Lindjes ndaj Miami, pas fitores 121-112.

Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku u dallua Donovan Mitchell me 30 pikë. Tyler Herro realizoi 33 pikë për Miami, por që s’mjaftuan për të fituar.

Po me 2-0 udhëheq serinë e çerekfinaleve edhe Boston, që triumfoi 109-100 ndaj Orlando.

Sfidë e mirë e kampionëve në fuqi, që i shfrytëzuan në maksimum dy ndeshjet në shtëpi.

Jaylen Brown me 36 pikë ishte lider në fushë për Celtics, ndërsa 32 pikët e Banchero për mysafirët mbetën për statistikë.

Në Konferencën e Perëndimit, Houston fitoi 109-94 ndaj Golden State, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Curry me 20 pikë u dallua për mysafirët, por ishte i pambështetur nga shokët e ekipit. Jalen Green me 38 pikë bëri diferencën në fushë për Houston.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami 121-112 (2-0)
(2) Boston – (7) Orlando 109-100 (2-0)
(3) New York – (6) Detroit (1-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee (2-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis (2-0)
(2) Houston – (7) Golden State 109-94 (1-1)
(3) Lakers – (6) Minnesota (1-1)
(4) Denver – (5) Clippers (1-1)

TË FUNDIT