Oklahoma është vetëm një hap larg gjysmëfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 114-108 në fushën e Memphis, duke udhëhequr serinë me 3-0.
Një ndeshje më e bukur se dy të parat, me Memphis që luftoi më shumë për fitore, por që nuk ishte e mjaftueshme.
Alexander Shai me 31 pikë bëri diferencën në fushë për mysafirët, mbështetur nga J.Williams me 26 e C. Holmgren me 24 pikë.
Po në Perëndim, Clippers fitoi 117-83 në fushën e tij ndaj Denver dhe merr sërish epërsinë e çerekfinaleve. Katër lojtarë të Clippers realizuan mbi 19 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Në Konferencën e Lindjes, New York fitoi 118-116 ndaj Detroit në fushën e këtij të fundit. Karl-Anthony Towns me 31 pikë dhe Jalen Brunson me 30 pikë u dalluan për skuadrën nju-jorkeze, që udhëheq 2-1 serinë.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami (2-0)
(2) Boston – (7) Orlando (2-0)
(3) New York – (6) Detroit 118-116 (2-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee (2-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis 114-108 (3-0)
(2) Houston – (7) Golden State (1-1)
(3) Lakers – (6) Minnesota (1-1)
(4) Denver – (5) Clippers 83-117 (1-2)



