Henry mund të drejtojë skuadrën e njohur gjermane
H

Henry mund të drejtojë skuadrën e njohur gjermane

Thierry Henry pritet të rikthehet në postin e trajnerit. Ish-legjenda e Arsenalit, i cili aktualisht është i lirë, mund të jetë trajner i skuadrës gjermane, RB Leipzig, në sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Red Bull tani janë duke punuar në mënyrë aktive për emrin e trajnerit të ri, pas shkarkimit të Marco Rose.

Oliver Glasner i Crystal Palace dhe Cesc Fabregas i Comos, janë shpallur në listën e ngushtë të Leipzigut, duke mos lënë anash as Henryn, i cili ka pasur diskutime me drejtuesit e klubit gjerman.

Po ashtu, raportohet se së fundmi, Jurgen Klopp, i cili është bërë kreu i futbollit të firmës austriake, ka planifikuar një takim me francezin, për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.

TË FUNDIT