Gazmend Demolli e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin e ri. Në garën e parë, në disiplinën auto sllallom, e cila u mbajt të dielën në Ferizaj, anëtari i Prishtina Racing Team, me Mitsubishi Lancer, u rendit i pari me kohën 03:17.724 minuta (01:34.746 dhe 01:42.978).
“Jam i kënaqur me rezultatin dhe fitoren. Sigurisht që gjithmonë ka vend për përmirësim, por duke marrë parasysh se ishte gara e parë me këtë veturë, mendoj që rezultati i sotëm është mjaft i mirë”, ka thënë Demolli pas fitores, i cili në fakt është i pasionuar pas disiplinës malore, por që edhe në auto sllallom i tregoi cilësitë e tij.
I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit kampioni nga viti i kaluar, Valon Jaha, po ashtu i Prishtina RT.
Jaha me MBW e tij pati kohë 03:39.507 minuta.
Podiumi i fituesve u plotësua me Arjeta Ryshën, e cila në konkurrencë tejet të fortë u rendit e treta.
Anëtarja e AK Ferizajt, me BMW, pati kohë prej 03:43.858 minuta, duke qenë bindshëm më e shpejtë se garueset tjera femra, por edhe shumë garues tjerë me përvojë të gjatë e rezultate kulmore në karrierën e tyre.
Në konkurrencën ekipore, pozita e pare i takoi AK Ferizajt me 60 pikë, pasuar nga Prishtina RT me 55, Drenica 35, Kaçandolli 15, AMTKK 15 e Prizreni D&G me 15 pikë

Rezultatet:
Klasa 2
1.Unik Ramadani (Renault Clio – Ferizaj) 04:10.051
Klasa 3
1.Gëzim Krasniqi (Opel – Prishtina RT) 03:58.208
2.Dion Muhaxhiri (Honda Civic – Gjakova 137) 04:03.252
3.Vehad Qorrolli (BMW – Ferizaj) 04:06.363
4.Kushtrim Gashi (Opel – Prishtina RT) 04:19.159
5.Blerim Veseli (Opel – Drenica) 04:38.432
6.Arbër Bela (BMW – Ferizaj) 05:12.164
Klasa 5
1.Rexhep Bytyqi (Golf – Ferizaj) 03:58.137
2.Remzi Halili (Porsche – Ferizaj) 04:00.207
3.Arian Bakolli (Mercedes – N/A) 04:12.648
4.Belkim Fazliu (Mercedes – Prizreni D&G) 04:12.936
5.Egzon Hashani (Golf – Ferizaj) 04:48.495
Klasa 9
1.Kadishe Shabani (Seat Leon – Ferizaj) 04:54.010
2.Suanda Jabllanica (Polo – AMTKK) 05:32.666
Klasa 10
1.Arjeta Rysha (BMW – Ferizaj) 03:43.858
2.Brunilda Gjura (Audi S3 – AK Kaçandolli) 03:56.400
3.Violeta Nazifi (Golf – Ferizaj) 04:19.120
Klasa 11
1.Hysen Iseni (Peugeot – Ferizaj) 04:10.987
2.Diellon Kelmendi (Peugeot – Ferizaj) DNS
Klasa 13
1.Leutrim Rexhepi (Golf – Ferizaj) 03:49.636
2.Kushtrim Bytyqi (Renault Clio – Ferizaj) 03:55.315
3.Valdrin Krasniqi (Opel Astra – Drenica) 04:06.087
Klasa 14
1.Gazmend Demolli (Mitsubishi – Prishtina RT) 03:17.724
2.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 03:39.507
3.Burim Asllani (Volvo – Ferizaj) 03:56.153
Klasa 15
1.Liridon Xhakli (Golf – Ferizaj) 03:53.188
2.Drilon Krasniqi (Opel Astra – Drenica) 04:20.789
3.Egzon Mulaku (Seat Leon – Ferizaj) 04:33.072
4.Kastriot Hamza (Golf – Ferizaj) 05:58.910
-.Eron Dema (BMW – Ferizaj) DNS
Promo
1.Ljubomir Lazarov (Yugo – ProSport) 04:15.788
Plasmani ekipor:
1.Ferizaj 60 pikë
2.Prishtina RT 55
3.Drenica 35
4.Kaçandolli 15
5.Gjakova 137 15
6.AMTKK 15
7.Prizreni D&G 12
Plasmani gjeneral:
1.Gazmend Demolli (Mitsubishi – Prishtina RT) 03:17.724
2.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 03:39.507
3.Arjeta Rysha (BMW – Ferizaj) 03:43.858
4.Leutrim Rexhepi (Golf – Ferizaj) 03:49.636
5.Liridon Xhakli (Golf – Ferizaj) 03:53.188
6.Kushtrim Bytyqi (Renault Clio – Ferizaj) 03:55.315
7.Burim Asllani (Volvo – Ferizaj) 03:56.153
8.Brunilda Gjura (Audi S3 – AK Kaçandolli) 03:56.400
9.Rexhep Bytyqi (Golf – Ferizaj) 03:58.137
10.Gëzim Krasniqi (Opel – Prishtina RT) 03:58.208
11.Remzi Halili (Porsche – Ferizaj) 04:00.207
12.Dion Muhaxhiri (Honda Civic – Gjakova 137) 04:03.252
13.Valdrin Krasniqi (Opel Astra – Drenica) 04:06.087
14.Vehad Qorrolli (BMW – Ferizaj) 04:06.363
15.Unik Ramadani (Renault Clio – Ferizaj) 04:10.051
16.Hysen Iseni (Peugeot – Ferizaj) 04:10.987
17.Arian Bakolli (Mercedes – N/A) 04:12.648
18.Belkim Fazliu (Mercedes – Prizreni D&G) 04:12.936
19.Ljubomir Lazarov (Yugo – ProSport) 04:15.788
20.Violeta Nazifi (Golf – Ferizaj) 04:19.120
21.Kushtrim Gashi (Opel – Prishtina RT) 04:19.159
22.Drilon Krasniqi (Opel Astra – Drenica) 04:20.789
23.Egzon Mulaku (Seat Leon – Ferizaj) 04:33.072
24.Blerim Veseli (Opel – Drenica) 04:38.432
25.Egzon Hashani (Golf – Ferizaj) 04:48.495
26.Kadishe Shabani (Seat Leon – Ferizaj) 04:54.010
27.Arbër Bela (BMW – Ferizaj) 05:12.164
28.Suanda Jabllanica (Polo – AMTKK) 05:32.666
29.Kastriot Hamza (Golf – Ferizaj) 05:58.910
-Eron Dema (BMW – Ferizaj)
-DNS-Diellon Kelmendi (Peugeot – Ferizaj) DNS



