Oklahoma gjysmëfinalistja e parë, Lakers pranë eliminimit
O

Oklahoma gjysmëfinalistja e parë, Lakers pranë eliminimit

Oklahoma është skuadra e parë në NBA që shkon në gjysmëfinalet play off. Në Konferencën e Perëndimit,  Thunder fitoi 117-115 ndaj Memphis, duke fituar  serinë 4-0. Alexander Shai me 38 pikë ishte më i miri në fushë.

Rrezikon eliminimin Lakers, që u mund 116-113 nga Minnesota, që tashmë udhëheq 3-1 serinë. Anthony Edwards me 43 pikë ishte lider në fushë, ndërsa 38 pikët e Luka Doncic nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

3-1 udhëheq serinë edhee Boston, që mundi 107-98 Orlando. Për kampionët u dallua Jayson Tatum me 37 pikë. Po në Lindje, Indiana fitoi 129-103 ndaj Milwaukee (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) dhe udhëheq 3-1 serinë e çerekfinaleve.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami (3-0)
(2) Boston – (7) Orlando 108-98 (3-1)
(3) New York – (6) Detroit 94-93 (3-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee 129-103 (3-1)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis 117-115 (4-0)
(2) Houston – (7) Golden State (1-2)
(3) Lakers – (6) Minnesota 113-116 (1-3)
(4) Denver – (5) Clippers (2-2)

TË FUNDIT