Drag Race I, garues të shumtë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen
D

Drag Race I, garues të shumtë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen

Fundjava për dashamirët e autosportit, në veçanti për ata të disiplinës Drag Race, pritet të jetë festë e vërtetë.

Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara e parë për këtë vit, nga katër sa janë planifikuar gjithsej.

Është e qartë se do të jetë garë me pjesëmarrje masive, me garues të dëshmuar e me vetura atraktive.

Skender Potera me Audi TT RS, Leutrim Isufi me Audi S3 1.8 Turbo, Gazmend Demolli me Norma 20 e shumë të tjerë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Sigurisht, ashtu sikur edhe në të kaluarën, do të ketë edhe vetura tjera atraktive, me garues nga vendi, rajoni, por edhe nga diaspora jonë.

TË FUNDIT