Cleveland në gjysmëfinale, edhe Golden State afër saj
C

Cleveland në gjysmëfinale, edhe Golden State afër saj

Cleveland është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, pas triumfit 138-83 ndaj Miami, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinale.

Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, me 13 lojtarë që realizuan në koshin e Miamit. Plot 73 pikë u realizuan nga lojtarët e aktivizuar nga bankina për Cleveland.

Në Konferencën e Perëndimit, Golden State fitoi 109-106 ndaj Houston në shtëpi, duke udhëhequr 3-1 serinë.

Sengun me 31 pikë e VanVleet me 25 pikë u dalluan për Houston, por që s’mjaftoi. Për Warriors, Butler realizoi 27 pikë, mbështetur nga Podziemski me 26 pikë.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami 138-83 (4-0)
(2) Boston – (7) Orlando (3-1)
(3) New York – (6) Detroit (3-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee (3-1)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis (4-0)
(2) Houston – (7) Golden State 106-109 (1-3)
(3) Lakers – (6) Minnesota (1-3)
(4) Denver – (5) Clippers (2-2)

TË FUNDIT