Janë përcaktuar edhe dy skuadra të tjera gjysmëfinaliste, të dyja në Konferencën e Lindjes. Njëra prej tyre është Boston Celtics, që mundi 120-89 Orlandon dhe fitoi 4-1 serinë e çerekfinaleve.
Kampionët në fuqi patën epërsi gjatë gjithë kohës, ku u dallua Jayson Tatum me 35 pikë e 10 asistime.
Në gjysmëfinale shkoi edhe Indiana, që mundi 119-118 Milwaukee, duke fituar 4-1 serinë e takimeve.
Fitore në sekondën e fundit për Indianan, ndërkohë që titullarët e të dyja skuadrave realizuan mbi 10 pikë çka tregon për rivalitetin e madh në fushë. Kështu, Antetokounmpo largohet nga gara për titull.
Po në Lindje, Detroit fitoi 106-103 ndaj New York dhe mban ende hapur shpresat për kualifikim, pasi tani nju-jorkezët udhëheqin 3-2 serinë. Cuninngham me 24 pikë dhe Thompson me 22 pikë u dalluan për Pistons në këtë ndeshje.
Në Perëndim u luajt vetëm një ndeshje, ku Denver mposhti pa problem 131-115 Clippers, duke udhëhequr 3-2 serinë e çerekfinaleve. Jamal Murray me 43 pikë ishte lider në fushë për Denver.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami (4-0)
(2) Boston – (7) Orlando 120-89 (4-1)
(3) New York – (6) Detroit 103-106 (3-2)
(4) Indiana – (5) Milwaukee 119-118 (4-1)
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana
Boston – ?
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis (4-0)
(2) Houston – (7) Golden State (1-3)
(3) Lakers – (6) Minnesota (1-3)
(4) Denver – (5) Clippers 131-115 (3-2)



