Duke marrë parasysh interesimin e madh për pjesëmarrje, faktin që kanë aplikuar garuesit më të mirë, që janë dëshmuar tash e disa vjet dhe parashikimi i motit që favorizon rrjedhë normale të garës, është e sigurt që Drag Race I do të jetë spektakël i vërtetë i automobilizmit.
Pra, dy ditët e fundjavës (3 e 4 maj), në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, dashamirët e shpejtësisë do ta knë mundësinë të përcjellin garën e parë për sivjet në këtë disiplinë, nga katër sa janë në kalendarin e garave të FASK-ut.
Organizatori, Eurogoma Racing Team në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe institucionet tjera relevante tashmë i kanë bërë përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati për nismën e garës.

Organizatori kërkon nga garuesit dheshikuesit që t’i përmbahen agjendës së publikuar më parë, në mënyrë që gjithçka të menaxhohet më lehtë dhe gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.



