Formula 1, vendoset për Çmimin e Madh të Meksikës
F

Formula 1, vendoset për Çmimin e Madh të Meksikës

Çmimi i Madh i Meksikës do të mbetet në kalendarin e Formula 1 të paktën deri në fund të sezonit 2028.

Lajmi u konfirmua sot, pas zgjatjes së kontratës për edhe tre sezone të tjera.

Kontrata aktuale për pistën “Autodromo Hermanos Rodríguez” do të përfundonte në fund të këtij sezoni, por falë marrëveshjes së re, Meksika do të vazhdojë të jetë mikpritëse e garave të Formula 1.

Çmimi i Madh i Meksikës u zhvillua për herë të parë në vitin 1963 dhe është rikthyer rregullisht në kalendar që nga viti 2015, me përjashtim të vitit 2020 kur gara u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kjo zgjatje vjen në një kohë kur Formula 1 po shqyrton rotacionin e garave ekzistuese për të krijuar hapësirë për destinacione të reja, kryesisht jashtë Evropës, për shkak të interesimit gjithnjë në rritje.

Gara në Meksikë gjithashtu përputhet me planet e Formula 1 për të reduktuar udhëtimet globale duke organizuar gara të njëpasnjëshme në të njëjtat rajone. Këtë vit, Çmimi i Madh i Meksikës do të jetë pjesë e serisë amerikane prej katër garash që mbahen në tetor dhe nëntor, së bashku me garat në Sao Paulo, Las Vegas dhe Austin (Teksas).

Përveç Formula 1, pista “Autódromo Hermanos Rodríguez” tërheq edhe vëmendjen e garave të tjera. Kështu, në qershor të këtij viti, NASCAR do të mbajë garën e saj të parë me pikë ndërkombëtare, ndërsa janë duke u zhvilluar bisedime me drejtuesit e kampionatit “IndyCar” për një mundësi mikpritjeje në të ardhmen.

TË FUNDIT