Oscar Piastri është shprehur shumë i kënaqur pas fitores në Majami, sidomos pas kualfikimeve që i vlerësoi shumë të vbështira.
Piastri arriti fitoren e tij të tretë radhazi dhe të katërtën në gjashtë garat e fundit.
“Dita e kualfikimeve ishte e vështirë. Kualifikimet ishin ndër sesionet më të ndërlikuara të vitit, ndaj kjo fitore është një rezultat mbresëlënës. Pak kaos në kthesën e parë më ndihmoi disi. Isha mjaftueshëm i kujdesshëm për të shmangur kalimin e Max në atë kthesë. Nga ai moment e tutje e dija që kisha një avantazh të mirë në shpejtësi, dhe është e qartë që makina ishte e jashtëzakonshme,” tha Piastri pas garës.
“Me kompletin e parë të gomave isha vërtet i fortë, por u përballa pak me vështirësi me gomat e forta, ndaj ishte mirë që fitova epërsi që në fillim. Nga fundi fillova të kontrolloja më mirë gjërat dhe padyshim që kam ende për të mësuar. Jam shumë i lumtur për fitoren, i lumtur për pikët. Duhet të mësoj vazhdimisht. Jam i lumtur që largohem nga Majami si i pari,” tha piloti australian.

Ai e rriti avantazhin në renditjen e përgjithshme në 16 pikë ndaj shokut të skuadrës, Lando Norris.
“Kjo është një punë jashtëzakonisht e vështirë e ekipit. Para dy vitesh ishim më të ngadaltë në Majami. Mendoj se na kaluan dy herë për një xhiro të plotë. Tani kemi fituar garën me një epërsi të madhe ndaj vendit të tretë dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme”, përfundoi Piastri.



