Shenjëzimi “Kutia e Verdhë” në rrugën “Agim Ramadani” – gjoba deri në 80 euro për shkelësit
S

Shenjëzimi “Kutia e Verdhë” në rrugën “Agim Ramadani” – gjoba deri në 80 euro për shkelësit

Komuna e Prishtinës mbrëmë ka përfunduar riasfaltimin e rrugës “Agim Ramadani”.

Si rrjedhojë e këtyre punimeve është bërë edhe shenjëzimi i njohur si “Kutia e Verdhë”.

Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë bëhet me asfalt dhe shenjëzim të ri

Lexo po ashtuRruga “Agim Ramadani” në Prishtinë bëhet me asfalt dhe shenjëzim të ri

Kryetari Përparim Rama ka njoftuar se të gjithë shoferët janë të obliguar që të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit.

“Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, ka shkruar Rama.

Vijat e tilla janë të stilit anglez, të njohura si “Yellow Box Junction”.

Ky sistem është zbatuar për herë të parë në Londër në vitet 1960 për të parandaluar bllokimin e kryqëzimeve me trafik të dendur.

Rregulli kryesor i “Kutisë së Verdhë” është që shoferëve nuk u lejohet hyrja në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të lirë për ta kaluar të gjithë kryqëzimin.

TË FUNDIT