Indiana befasoi Clevelandin edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-off-it në Konferencën e Lindjes, duke fituar 120-119 në sekondat e fundit dhe udhëheq 2-0 serinë.
Edhe pse Cavaliers i luajtën në fushën e tyre këto dy ndeshje i humbën të dyja.
Një ndeshje dramatike, me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 12 pikë. Nesmith dhe Turner me 23 pikë secili ishin më të mirët, ndërsa 48 pikët e Donovan Mitchell për Cleveland mbetën për statistikë.
Në Konferencën e Perëndimit, Golden State fitoi 99-88 në fushën e Minnesota dhe udhëheq 1-0 serinë. Lodhja nga shtatë ndeshjet çerekfinale nuk u ndie te skuadra e Warriors, ku u dallua Hield me 24 pikë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana 119-120 (0-2)
Boston – New York (0-1)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver (0-1)
Minnesota – Golden State 88-99 (0-1)



