Përgatitet zëvendësimi i dytë në Formula 1 për këtë vit
P

Përgatitet zëvendësimi i dytë në Formula 1 për këtë vit

Pas vetëm gjashtë garash në sezonin aktual të Formula 1, Alpine pritet të zëvendësojë pilotin Jack Doohan me rezervistin argjentinas Franco Colapinto, përpara garës në Imola.

Ky do të ishte ndryshimi i dytë i pilotëve këtë vit, pas lëvizjes së Yuki Tsunoda nga Racing Bulls te Red Bull.

Doohan nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë dhe ka pasur disa aksidente, ndërsa Colapinto ka lënë përshtypje pozitive vitin e kaluar me Williams, megjithëse edhe ai ka pasur disa përplasje.

TË FUNDIT