Dy motoçiklistë humbën jetën pas aksidentit të tmerrshëm
D

Dy motoçiklistë humbën jetën pas aksidentit të tmerrshëm

Motoçiklistët Owen Jenner dhe Shane Richardson kanë humbur jetën tragjikisht gjatë një aksidenti në garën e British Superbike në “Oulton Park”, raporton “The Sun”.

Jenner 21-vjeçar dhe Richardson 29-vjeçar u përfshinë në incidentin e tmerrshëm, ku u rrëzuan 11 garues.

Në deklaratë zyrtare, “MotorSport Vision Racing” (MVR), konfirmoi lajmin për vdekjen e motoçiklistëve.

“Ky aksident katastrofal rezultoi tragjikisht me lëndime fatale të dy garuesve, dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda”, tha MVR.

Për Jennerin u tha se mori lëndime të rënda të kokës, si pasojë e të cilave vdiq në qendër mjekësore. Ndërsa për Richardsonin u tha se mori lëndime të rënda në gjoks dhe vdiq me të arritur në Spitalin në Stoke.

Motoçiklisti Tom Tunstall mori lëndime serioze në këtë rrëzim.

TË FUNDIT