Oklahoma barazon serinë me Denverin, Cleveland afër eliminimit
O

Oklahoma barazon serinë me Denverin, Cleveland afër eliminimit

Cleveland që e mbylli sezonin e rregullt si skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, është pranë eliminimit, pasi së fundi u mund 129-109 nga Indiana, që udhëheq 3-1 serinë.

Një ndeshje me rivalitet, por vendasit u shkëputën në fundin e takimit. 7 lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën më të fortë, duke qenë një fitore larg finaleve.

Barazohet në 2-2 seria e gjysmëfinaleve mes Denver dhe Oklahoma në Konferencën e Perëndimit. Oklahoma fitoi 92-87 si mysafire, duke rikuperuar disavantazhin e dy ndeshjeve të para.

Një përballje mjaft e fortë dhe e ekuilibruar, me mbrojtjet që bënë diferencën. Alexander Shai me 25 pikë ishte më i miri për mysafirët.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana 109-129 (1-3)
Boston – New York (1-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver 92-87 (2-2)
Minnesota – Golden State (2-1)

TË FUNDIT