Cila ishte fitorja e fundit e Michael Schumacher në Formula 1?
C

Cila ishte fitorja e fundit e Michael Schumacher në Formula 1?

Gara për Çmimin e Madh të Kinës hyri në kalendarin e Formula 1 në vitin 2004, në pistën Shanghai International Circuit, e cila ishte ndërtuar nga arkitekti i njohur gjerman, Hermann Tilke.

Michael Schumacher përfundoi vetëm në vendin e 14-të në garën e parë, ndërsa në të dytën doli nga pista, por në vitin 2006, “Schumi” i madh më në fund arriti fitoren në tokën kineze, duke nisur garën nga vendi i gjashtë, ndërsa “pole position” e kishte rivali i tij më i madh për titullin, Fernando Alonso.

Në fund, Schumacher fitoi në Shangai përpara dyshes së Renault, Fernando Alonso dhe Giancarlo Fisichella.

Kjo ishte fitorja e 91-të dhe njëkohësisht e fundit për Michael Schumacher në Formula 1, pasi pas këtij sezoni vendosi të dalë në pension për herë të parë.

Vendin e tij te Ferrari për vitin 2007 e zuri “Finlandezi Fluturues”, Kimi Raikkonen, i cili atë vit i solli Ferrarit, për fat të keq, deri më tani titullin e fundit kampion bote.

 

Pas garës kineze, Alonso dhe Schumacher ishin të barabartë në renditjen e pilotëve, por Schumacher kryesonte për shkak të numrit më të madh të fitoreve gjatë sezonit.

Pas Kinës, vijoi Çmimi i Madh i Japonisë në Suzuka, ku Schumacher u tërhoq për shkak të një problemi me motorin në xhiron e 37-të, ndërsa Alonso fitoi dhe siguroi titullin e dytë kampion në karrierën e tij në F1.

TË FUNDIT