Aksident me vdekje në Himarë
A

Aksident me vdekje në Himarë

Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Qeparo.

Sipas policisë shqiptare, dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër që udhëtonte po në atë rrugë .

Të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Sarandës.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P.Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia shqiptare, raporton Klankosova.tv.

TË FUNDIT