Indiana është finalistja e parë në Konferencën e Lindjes
I

Indiana është finalistja e parë në Konferencën e Lindjes

Indiana është skuadra e parë finaliste e play off-it në Konferencën e Lindjes. Ajo eliminoi Cleveland, që edhe pse kishte rezultatin më të mirë të sezonit të rregullt nuk dha asgjë në këto përballje gjysmëfinale.

Indiana fitoi 4-1 serinë e ndeshjeve, duke triumfuar edhe sot 114-105 ndaj Cavaliers. Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Tyrese Haliburton me 31 pikë. Mitchell realizoi 35 pikë për Cleveland, por që s’mjaftuan.

Në Konferencën e Perëndimit, Oklahoma përmbys disavantazhin e dy ndeshjeve të para dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë gjysmëfinale. Ajo fitoi 112-105 ndaj Denver në sfidën e pestë mes tyre.

Një përballje e ekuilibruar, ku të dyja ekipet synuan fitoren. Nikola Jokic realizoi 44 pikë e 15 kërcime, por që mbetën për statistikë. 6 basketbollistë të Oklahomas realizuan mbi 12 pikë, ku shkëlqeu Alexander Shai me 31 pikë.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana 105-114 (1-4)
Boston – New York (1-3)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver 112-105 (3-2)
Minnesota – Golden State (3-1)

TË FUNDIT