Te Ferrari japin përgjigje ndaj kritikëve
T

Te Ferrari japin përgjigje ndaj kritikëve

Kreu i Ferrarit, Frederik Vaser, u përpoq të mbrojë ekipin nga kritikat e opinionit publik.

Ferrari mori një vendim kontrovers gjatë garës për Çmimin e Madh të Majamit, kur u urdhërua që Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc të ndërronin pozitat. Për shkak të vonesës së vendimit, Antonelli iu largua Hamiltonit dhe ia hoqi mundësinë për të sulmuar pozicionin e gjashtë.

Frederic Vasseur, shefi i Ferrarit, mendon se nga këndvështrimi i tyre, situata nuk dukej kështu.

“Nuk kaloi shumë kohë, ishte vetëm një xhiro, ndoshta një xhiro e gjysmë. Dhe kur ke dy makina që nuk janë në të njëjtën strategji, gjëja e parë që duhet të kuptosh është sa më i shpejtë është njëri dhe si është situata me DRS-in. Gjithçka zgjati një minutë, ndoshta një minutë e 30 sekonda, dhe më pas kërkuam ndërrimin e pozicioneve. Nuk e shoh se sa skuadra të tjera do të reagonin kaq shpejt”, tha Vasser, duke lënë të kuptohet se Ferrari e zbatoi shpejt vendimin.

Hamilton nuk arriti të sulmojë Mercedesin pasi Leclerc ia dorëzoi pozicionin, dhe të dhënat telemetrike treguan se seti i gomave të Antonellit ishte mjaft i konsumuar, gjë që Ferrari gjithashtu nuk e shfrytëzoi.

Pas kësaj, Hamiltonit iu kërkua të ia kthente pozicionin Leclerc-it, gjë të cilën Lewis e bëri.

“Politika jonë është e tillë. Nëse nuk u themi të ndërrrojnë vendet, askush nuk do ta kalojë tjetrin. Kur kërkojmë diçka të tillë, do të thotë që mendojmë se dikush është më i shpejtë në atë fazë të garës. Nëse piloti nuk e shfrytëzon avantazhin dhe nuk e kalon kundërshtarin, është e drejtë që ta kthejë pozicionin siç ndodhi kur Hamilton nuk arriti ta kalojë Antonellin”, shpjegoi Vasseur.

TË FUNDIT