Minnesota është skuadra e parë finaliste e play off-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 121-110 ndaj Golden State, në sfidën e pestë gjysmëfinale.
Timberwolves fitoi 4-1 serinë ndaj Warriors, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer, ashtu sikurse pat eliminuar edhe Lakers në fazën çerekfinale.
Të gjithë titullarët realizuan mbi 14 pikë, ku u dalluan Randle me 29 e Edwards me 22 pikë. Te Golden State sërish u ndje mungesa e Stephen Curry, i lënduar.
Në Konferencën e Lindjes, Boston fitoi 127-102 ndaj New York dhe mban ende gjallë shpresat për të mbrojtur titullin kampion.
Nju-jorkezët tashmë udhëheqin 3-2 serinë. Në sfidën e fundit, Derrick White me 32 dhe Jaylen Brown me 26 pikë u dalluan për Celtics.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana (1-4)
Boston – New York 127-102 (2-3)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver (3-2)
Minnesota – Golden State 121-110 (4-1)



