FIA prezanton rregulla të reja, që do t’i pëlqejmë veçanërisht Verstappenit
F

FIA prezanton rregulla të reja, që do t’i pëlqejmë veçanërisht Verstappenit

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka njoftuar në rrjetet e saj sociale se ka vendosur gjoba për përdorimin e gjuhës së pahijshme, të cilat kanë hyrë në fuqi që në fillim të këtij sezoni.

Sipas rregullores fillestare, gjoba për shkeljen e parë mund të ishte deri në 40.000 euro, ndërsa çdo shkelje pasuese do të gjobitej dyfish.

Por tani gjobat janë ulur ndjeshëm, kështu që tani, për një fjalë të pahijshme, gjoba është vetëm 5.000 euro. Megjithatë, kjo nuk do të vlejë për “shkelje shumë serioze”, të cilat do të ndëshkohen më rreptë.

Gjoba më të mëdha do të aplikohen logjikisht në raste kur pilotët përdorin fjalor të papërshtatshëm apo kryejnë veprime të papranueshme në ambiente si konferencat për shtyp, ku nuk mund të arsyetohen me adrenalinën e lartë gjatë garës.

Kjo do t’i pëlqejë veçanërisht Max Verstappenit, i cili kohët e fundit, sidomos sezonin e kaluar, ka marrë disa ndëshkime për fjalor të papërshtatshëm.

TË FUNDIT