Kampioni paralajmëron rivalët
K

Kampioni paralajmëron rivalët

“Mund të synoj të fitoj aty ku është e vështirë të parakalosh”, pat thënë Max Verstappen në fund të garës së Formula 1 zhvilluar në Majami. Edhe pse e nisi atë garë nga “pole” ai e kishte të pamundur t’i mbante pas dy makinat McLaren.

Por, gara që zhvillohet këtë të diel në Imola mund të jetë një fundjavë e mirë për pilotin holandez të Red Bull. Një garë ku ai mund të luajë në mbrojtje, ashtu si në Suzuka, nëse holandezi arrin të marrë kryesimin e garës.

Në Emilia Romagna, Verstappen ka fituar për tre edicione radhazi dhe ka qenë dy herë në “pole”.

“Këtë javë u ktheva në fabrikë me ekipin në simulator, gjë që ishte pozitive. Ekipi ka punuar shumë dhe do të duhet të fillojmë fort menjëherë”, ka thënë Verstappen.

“Imola është një pistë ikonike dhe e vjetër, shumë teknike dhe gjithmonë më pëlqen të garoj këtu. Është e vështirë të parakalosh, kështu që kualifikimet do të jenë vendimtare”, u shpreh Verstappen, që synon fitoren në Itali

TË FUNDIT