FIA shpall të pafajshëm McLaren-in
F

FIA shpall të pafajshëm McLaren-in

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar se skuadra McLaren nuk ka shkelur rregullat teknike të Formulas 1 gjatë Çmimit të Madh të Majamit, pas dyshimeve për përdorimin e lëngjeve për ftohjen e gomave.

Sipas raportit zyrtar, makina e Oscar Piastrit u përzgjodh rastësisht për një inspektim të detajuar, ku u verifikuan pjesët rreth rrotave dhe përputhshmëria me rregulloret teknike të vitit 2025. FIA konfirmoi se të gjitha komponentët ishin në rregull.

Edhe makina e Charles Leclerc nga Ferrari iu nënshtrua kontrolleve dhe nuk u konstatua asnjë shkelje.

TË FUNDIT