Verstappen shkëlqeu në Imola – fitorja e 65-të në Formula 1
V

Verstappen shkëlqeu në Imola – fitorja e 65-të në Formula 1

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen, shënoi fitoren e tij të 65-të në Formula 1 dhe të katërtën radhazi në pistën legjendare të Imolas. Ai u shpreh i kënaqur me përparimin që ekipi bëri pas provave të para, duke theksuar se ritmi i makinës ishte i shkëlqyer, edhe me goma të forta.

“Makina ishte shumë e mirë dhe patëm një ritëm të fortë gjatë gjithë garës. Edhe pas ndërprerjes me makinën e sigurisë, arritëm ta kontrollojmë situatën dhe fituam”, tha Verstappen.

Fitorja erdhi në garën e 400-të për Red Bull në Formula 1, duke e bërë triumfin edhe më të veçantë. Ai komentoi edhe nisjen e garës, ku parakaloi Oscar Piastri nga jashtë. “Nisja nuk ishte perfekte, por manovra funksionoi dhe pastaj kontrolluam garën”, ka theksuar piloti holandez.

TË FUNDIT