Oklahoma e nis me fitore serinë finale në Konferencën e Perëndimit
O

Oklahoma e nis me fitore serinë finale në Konferencën e Perëndimit

Pasi u kualifikua në “frymën e fundit” në finalet play off në Konferencën e Perëndimit, Oklahoma fitoi pa probleme 114-88 ndaj Minnesota. Kjo ishte finalja e parë mes dy skuadrave të Konferencës së Perëndimit, ndaj Oklahoma udhëheq 1-0 serinë.

Një sfidë pa shumë histori, komanduar nga vendasit, që kanë edhe rekordin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA. Julius Randle me 28 pikë u përpoq shumë për Minnesotan, por i vetëm nuk mundi të bëjë dot më shumë.

Për Oklahoman shkëlqeu i zakonshmi Alexander Shai, autor i 31 pikëve, ndërkohë që 32 pikë u realizuan nga lojtarët e aktivizuar nga stoli. Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Oklahoma, ndërsa sonte nisin finalet në Konferencën e Lindjes.

Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana

Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota 114-88 (1-0)

TË FUNDIT