Verstappen analizon paraqitjen në Imola dhe parashikon Monakon
V

Verstappen analizon paraqitjen në Imola dhe parashikon Monakon

Max Verstappen, në Çmimin e Madh të Emilias-Romanja, ua prishi planet McLarenit, i cili shpresonte të kishte dy pilotët e tij në dy vendet e para të podiumit. Doli që Max shikonte nga lart Lando Norris-in dhe Oscar Piastrin, të cilët përjetuan “hakmarrjen” e kampionit të katërfishtë.

“Shanset tona varen nga pista në të cilën garojmë. Ne jemi gjithmonë konkurrues në pistat e shpejta, me kthesa të shpejta. Megjithatë, kemi ende shumë punë për të bërë, por fundjava në Imola ishte pozitive për ne. Kishim disa përmirësime në makinë që rezultuan të suksesshme. Të premten ishte e vështirë, por mendoj se të shtunën kishim rregullime më të mira. Shpresoj që t’i përdorim më shpesh, në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë nga makina”, ka thënë piloti holandez.

“Më pëlqen të garoj në Monako, por duke parë aftësitë e makinës sonë, kjo nuk do të jetë pista jonë më e fortë. Do të shohim çfarë do të arrijmë atje. Pas kësaj, shkojmë në Barcelonë, ku ka shumë kthesa të shpejta, kjo është shumë mirë për ne. Por atje ka edhe konsum të madh të gomave, që do të jetë një problem i vështirë për t’u zgjidhur. Jam i kënaqur me Imolën dhe vazhdojmë të luftojmë”, tha Verstappen pas mbërritjes në Monte Karlo.

TË FUNDIT