Oklahoma ka fituar me shifrat 118-103 ndaj Minnesotas në ndeshjen e dytë finale të play offit në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr serinë me 2-0.
Thunder i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e saj, duke i fituar të dyja.
Edhe pse Minnesota luajti disi më mirë krahasuar me takimin e parë, sërish vendasit patën epërsi dhe e merituan fitoren. Anthony Edwards realizoi 32 pikë për Minnesota, por që s’mjaftuan për të fituar.
Në kahun tjetër, i zakonshmi Alexander Shai shkëlqeu në fushë, duke realizuar 38 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 e Chet Holmgren me 22 pikë.
Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Minnesotas.
Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana (0-1)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota 118-103 (2-0)



