Ky është jahti 12 milionësh me të cilin Verstappen arriti në Monte Karlo (FOTO)
K

Ky është jahti 12 milionësh me të cilin Verstappen arriti në Monte Karlo (FOTO)

Max Verstappen mbërriti në garën për Çmimin e Madh të Monakos (që do të zhvillohet të dielën) në një mënyrë që pasqyron statusin e tij si kampion bote.

Piloti holandez i Formula 1 udhëtoi me jahtin Mangusta GranSport 33, një anije 33 metra e gjatë që tërheq vëmendjen menjëherë.

Vlera e këtij jahti vlerësohet në mbi 10 milionë funte, apo afërsisht 12 milionë euro. Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Verstappen e kishte porositur jahtin dy vite më parë. Në fillim të këtij viti, bashkë me partneren e tij Kelly Piquet, ai udhëtoi në qytetin italian Viareggio, ku e mori vetë në dorëzim jahtin në kantierin e ndërtimit të anijeve Mangusta.

Anija është quajtur “Unleash the Lion” (“Lësho Luanin”), një emër që simbolizon qasjen e tij ndaj garës. Monte Karlo, i njohur për luksin dhe ambientin e tij të veçantë, u zgjodh si vendi ku jahti ndaloi për herë të parë.

Verstappen ka treguar më herët interes për gjërat luksoze jashtë sportit. Ai tashmë zotëron një avion privat Dassault Falcon 900EX, të cilin e bleu nga sipërmarrësi britanik Sir Richard Branson. Avioni, që i kushtoi rreth 15 milionë dollarë, ka kapacitet për 12 persona dhe është i përshtatshëm për udhëtime të gjata.

TË FUNDIT